Më 10.06.2025 në orën 20:00 në rrugën rajonale Strugë - Dibër, në vendin e quajtur "Korea", nëpunës policorë nga Njësia policore Veleshtë pranë NJPB Strugë privuan nga liria D.B. (60) nga fshati Piskupshtina, rrethi i Strugës. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Zastava” me targa të Strugës, të cilin ai po e drejtonte dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, pra kishte 2.61 promilë alkool në gjak.
Ai u largua nga trafiku dhe u ndalua në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".