Më 17.07.2026, në orën 00:40, në rr. “Haxhi Koste” në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria S.Q. (23) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak dhe videos së publikuar në rrjetet sociale, se në një shesh lojrash në Veles ka drejtuar motoçikletë pa targa regjistrimi.
Pas masave të ndërmarra dhe verifikimeve të kryera, është konstatuar se motoçikletën e kishte drejtuar para se të fitonte të drejtën e drejtimit. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa motoçikleta është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.