Me datë 02.03.2026, në orën 23:00, në rrugën lokale Gjevgjeli-Pika Kufitare Bogorodicë, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Sigurinë në Trafikun Rrugor - Gjevgjeli e privuan nga liria F.S. (46) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh ,,Daçia'' me targa kombëtare të Shqipërisë, të cilin e drejtonte, me ç'rast në automjet ishin gjetur pesë persona emigrantë, nga të cilët katër persona nga Afganistani dhe një person nga Turqia.
Personi është dërguar dhe mbajtur në Stacionin Policor -Gjevgjeli, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.