Më 03.09.2026, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria Z.S. (45) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm për kryerjen e dy vjedhjeve të rënda të amortizatorëve nga linja hekurudhore, njëra në territorin e SP Aerodrom dhe tjetra në territorin e SP Draçevë. Pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe Z.S. është dërguar në SP Aerodrom, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, “Hekurudhat e RMV-së”. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.