Me datë 26.10.2025, rreth orës 20:00, në rr. "Dizhon" në Shkup, nëpunës policorë të Njësitit për Polici Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria R.T. (30) nga Shkupi. Rreth orës 19:45, në SPB Shkup është denoncuar se në territorin e Çairit janë dëgjuar të shtëna, kështu që menjëherë janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse dhe është privuar nga liria R.T., i cili ishte gjetur me pistoletën. Pas dokumentimit të rastit, kundër R.T. do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal.