Me datë 27.10.2025, në orën 21:13, në rr. "Sollunska" në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga N.L. (42) nga Manastiri. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Folksvagen Pasat" me targa të Manastirit, të drejtuar nga N.L., me ç'rast është konstatuar se po drejtonte automjetin me 2.99 promilë alkool në organizëm.
Më 28.10.2025 në orën 00:55 në NJPB Dellçevë është denoncuar se në fshatin Gabrovë, rrethi i Dellçevës, një automjet pasagjerësh "Opel" me targa kombëtare bullgare, i drejtuar nga O.Z. (55) nga f. Gabrovë, është përplasur në gardhin e fqinjit të tij. Gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me aksidentin është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se po e drejtonte automjetin me 1.82 promilë alkool në gjak, kështu që është privuar nga liria.
Më 27.10.2025 në Koçan, nëpunësit policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria J.I. (57) nga f. Banjë, rajoni i Koçanit. Më parë, ai ishte përplasur në disa automjete të parkuara me një automjet pasagjerësh "Jugo" me targa të Koçanit, të cilin e drejtonte në rrugën "Rosa Petrova" në Koçan. Gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me aksidentin, është konstatuar se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.01 promilë alkool në gjak.
Të tre u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik".