Më 20.11.2026, në orën 12:30, në zonën e fshatit Slepçe, Komuna e Dollnenit, nëpunës policorë të Njësisë Policore të Ropotovës e kanë privuar nga liria V.K. (43) nga Prilepi, pasi ishte kapur duke kryer prerje të paligjshme të druve për ngrohje, të cilat nuk kanë pasur vulë.
Gjatë kontrollit, atij i janë sekuestruar 1,20 metra kub dru për ngrohje dhe një sharrë motorike, të cilat më pas i janë dorëzuar Policisë Pyjore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.