Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria motoçiklisti që goditi për vdekje këmbësorin në qendër të Shkupit, do të ngrihet kallëzim penal

Privohet nga liria motoçiklisti që goditi për vdekje këmbësorin në qendër të Shkupit, do të ngrihet kallëzim penal

Sot (03.07.2025) në stacionin policor në SPB Shkup është kryer bisedë zyrtare me F.L. (25) nga Shkupi, i cili më 01.07.2025 rreth orës 19.30 në një shteg këmbësorësh pranë rr."Leninova" në Shkup, me motoçikletë "Kavasaki" me targa regjistrimi të Shkupit, goditi këmbësorin J.N. (68) nga Shkupi, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga lëndimet e pësuara J.N. vdiq në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë".


Sot, F.L. u privua nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të ngrihet kallëzim penal me procedurë të shpejtë.

Accessibility Menu