Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një fajdexhi nga Shkupi, vijon kallëzimi përkatës

Privohet nga liria një fajdexhi nga Shkupi, vijon kallëzimi përkatës
Më 10.09.2025 në orën 15:00 në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.J. (41) nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Fajde" sipas nenit 260 të Kodit Penal. Sipas denoncimit, në janar të vitit 2025, J.A. (41) nga Shkupi ka marrë 4,500 euro nga M.J., të cilat i nevojiteshin për operacionin e nënës së tij. Gjithashtu, sipas denoncimit, në shkurt të vitit 2025, M.J. i ka kërkuar J.A. që t'ia kthente paratë, por ai nuk ka pasur që t'ia kthejë, kështu që në disa rate M.J. i ka kërkuar J.A. që t'i japë kamatë prej 36,000 denarësh për shumën e dhënë. Siç është denoncuar, me datë 09.09.2025 ata janë takuar, me ç'rast M.J. i ka treguar një fletore A.J. në të cilën ishte shënuar shuma që ia kishte borxh, dhe në të cilën ishin të regjistruar edhe borxhlinjtë e tjerë të tij.
Me urdhër gjykate është kryer bastisje në shtëpinë e M.J., me ç'rast janë gjetur sende për të cilat ekziston dyshimi se kanë të bëjnë me veprën. Personi u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu