Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shtetas i Kosovës për dhënie të ryshfetit

Privohet nga liria një shtetas i Kosovës për dhënie të ryshfetit

Më datë 15.04.2025 rreth orës 19.30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria personin  Sh.B. (51) nga Kosova  për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal. Gjegjësisht, gjatë kontrollit kufitar, ai ka paraqitur dokumente për veturën e tipit Volkswagen Golf me targa nacionale të Kosovës, të cilën e ka vozitur dhe në pasaportën e tij ka vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurosh. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu