Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Alarmi për bombë në aeroportin e Shkupit ishte i rremë, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe aeroporti funksionon sërish normalisht

Alarmi për bombë në aeroportin e Shkupit ishte i rremë, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe aeroporti funksionon sërish normalisht

Sot (16.08.2025) në orën 02:41, në numrin telefonik 112 është marrë një alarm për vendosjen e një bombe në një avion që nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” duhej të nisej drejt Turqisë.

Menjëherë pas marrjes së alarmit, janë ndërmarrë aktivitetet përkatëse dhe janë kryer kontrollet e nevojshme nga njësia antiterroriste pranë MPB-së, me ç’rast është konstatuar se alarmi ishte i rremë, pra se nuk ka asnjë mjet shpërthyes. Rreth orës 06:00 aeroporti rifilloi punën e rregullt.

Accessibility Menu