Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Demant: Asnjë qytetari nuk iu mohua e drejta për të marrë pjesë në protestën e djeshme në Koçan

Demant: Asnjë qytetari nuk iu mohua e drejta për të marrë pjesë në protestën e djeshme në Koçan

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton dezinformatat e publikuara në disa portale dhe rrjete sociale, sipas të cilave policia dje (16.08.2025) gjoja nuk ka lejuar hyrjen e qytetarëve në Koçan, të cilët kanë dashur të marrin pjesë në protestën “Marshi i engjëjve”. Përkundrazi, asnjë qytetar nuk është penguar të hyjë në Koçan.

Me qëllim të realizimit të kompetencave ligjore, ndër të cilat edhe zhvillimi i sigurt i protestës “Marshi i engjëjve” më 15.08.2025 në Koçan, SPB Shtip ka kryer kontrolle të rregullta të komunikacionit (automjeteve dhe shoferëve) në rajonin e SPB Shtip, përfshirë edhe qytetin e Koçanit. Megjithatë, asnjë qytetari ndaj të cilit është kryer kontroll i rregullt i komunikacionit nuk iu është mohuar e drejta e pjesëmarrjes së lirë në protestën “Marshi i engjëjve” dhe nuk është mbajtur më gjatë se koha normalisht e nevojshme për kryerjen e kontrollit policor.

Apelojmë që të mos përhapen dezinformata me të cilat shqetësohen qytetarët.

Accessibility Menu