Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup më 17.08.2025, në konsultim me prokurorin publik, ngriti kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër E.V. (28) për veprën penale "Tentim vrasje gjatë ushtrimit të dhunës familjare" dhe ajo u soll para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë.
Më 15.08.2025 në orën 14:00 në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunësit policorë e privuan nga liria E.V. sipas denoncimit të mëparshëm se ajo kishte sulmuar gjyshen 87-vjeçare të burrit të saj në shtëpinë familjare. Nga gjykatësi i procedurës paraprake, personit E.V. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë.
Gjithashtu më 17.08.2025, Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup ngriti kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër P.A. (36) nga Shkupi për veprën penale “lëndim trupor” sipas nenit 130 paragrafi 2 i Kodit Penal, për shkak se më 15.08.2025 rreth orës 16:00 në shtëpinë familjare në një rreth të Shkupit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten N.A.. Pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, P.A. është privuar nga liria, është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i ka përcaktuar masën e kujdesit.
Njësia për Krim të Dhunshëm në SPB Shkup e zbardhi edhe rastin e përleshjes fizike më 16.08.2025 rreth orës 19:00 në rr. ,,Sllavej Pllanina’’ në Shkup, në të cilën kanë marrë pjesë disa persona, janë përdorur sende të forta dhe të mprehta, me ç’rast lëndime të rënda trupore kanë pësuart dy persona, ndërsa edhe disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Pas denoncimit të ngjarjes, NJKDH pranë SPB Shkup ndërmori masa të thukëta për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes, kështu që më 17.08.2025 në PTHP Shkup u ngrit kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër S.D. për veprën penale "tentim vrasje" sipas nenit 123 lidhur me nenin 19 të Kodit Penal, kundër A.A. dhe S.D. për veprën penale "lëndim i rëndë trupor" sipas nenit 131 të Kodit Penal, ndërsa kundër shtatë personave të tjerë për veprën penale "pjesëmarrje në rrahje" sipas nenit 132 të Kodit Penal. Personat u nxorrën para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili personit S.D. i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditë, ndërsa shtatë personave u është shqiptuar masa e kujdesit që të mos e braktisin qytetin dhe çdo të hënë të paraqiten në gjykatë.