Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzime penale për "mashtrim" dhe "dhënie e deklaratës së rreme", përgatitën fatura edhe pse e dinin se kontratat për transportin e nxënësve në Tetovë kishin skaduar

Kallëzime penale për "mashtrim" dhe "dhënie e deklaratës së rreme", përgatitën fatura edhe pse e dinin se kontratat për transportin e nxënësve në Tetovë kishin skaduar
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.Z. (46) nga Tetova dhe kundër një personi juridik - ndërmarrje transporti nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "mashtrim" dhe "dhënie e deklaratës së rreme". Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt, e lidhur ndërmjet të denoncuarve dhe një shkolle të mesme kishte skaduar, pa bazë ligjore përgatitën fatura në shumë prej 15.034.110 denarësh për të dy muajt dhe i dorëzuan në shërbimet kompetente të shkollës me qëllim që të kryhej pagesa. Të denoncuarit nuk arritën që t'i hamendësonin përgjegjësit në shkollë, pas çka para noterit dhanë deklaratë të rreme dhe i dorëzuan faturat me kërkesë që të përgadiste propozim vendimin për urdhërpagesën noteriale, të cilin e miratoi noteri.
 
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Q.F. (59) nga f. Shemshovë dhe një personi juridik nga f. Shemshovë për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "mashtrim" dhe "dhënie e deklaratës së rreme". Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2024, të denoncuarit, edhe pse e dinin se kontrata për transportin e nxënësve të rregullt e lidhur ndërmjet të denoncuarve dhe një shkolle të mesme në Tetovë kishte skaduar, më 10.06.2025, pa bazë ligjore, përgatitën fatura për muajin e 9-të dhe të 10-të të vitit 2024 në shumë të përgjithshme prej 2.152.447 denarë, ndërsa më pas i dorëzuan në shërbimet kompetente të shkollës së përmendur, me qëllim që t'i mashtronin dhe të kryhej pagesa e faturave të dorëzuara. Të denoncuarit dhanë deklaratë të rreme te një noter, duke kërkuar që të përgatiste një propozim vendim për urdhërpagesë noteriale.

Accessibility Menu