NJPB Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal ndaj G. Gj. (58), A. Gj. M. (23) dhe A. Gj. (31), të gjithë nga fsh. Zhidilovë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore“, sipas nenit 131 të Kodit Penal.
Më 21.11.2026, rreth orës 09:00, në fshatin Drenjë, në rrethinë të Kriva Pallankës, të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht D.D. (67) nga fshati i njëjtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me fjalë të tjera, derisa D.D. po kulloste bagëtinë e trashë, të denoncuarit fkanë nisur fillmisht një debat verbal me të, pas çka e kanë sulmuar fizikisht. Lëndimet janë konstatuar në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë.