Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal për "shpërdorim detyre" ndaj kryetarit të një shoqate gjuetie nga Strumica

Kallëzim penal për "shpërdorim detyre" ndaj kryetarit të një shoqate gjuetie nga Strumica

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë ndaj D.R. (41) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale " shpërdorim detyre" sipas nenit 354 të Kodit Penal. I denoncuari, në cilësinë e kryetarit të një shoqate gjuetie nga Strumica, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, gjatë viteve 2024 dhe 2025 nga llogaria transaksionale e shoqatës së gjuetisë, në të cilën njëherësh ishte edhe nënshkrues i autorizuar, në disa raste ka tërhequr shuma më të mëdha të mjeteve financiare të cilat i ka përvetësuar për vete, pa pasur për këtë arsyetim adekuat ose mbulim kontabël. Me veprimet e këtilla, D.R. ka përfituar për vete dobi të kundërligjshme pasurore në shumë totale prej 1.326.787 denarësh, për të cilën shumë është dëmtuar shoqata e gjuetisë.

Accessibility Menu