Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal ndaj tre personave nga Gjevgjelia dhe Strumica, organizuan furnizimin dhe shitjen e kokainës

Kallëzim penal ndaj tre personave nga Gjevgjelia dhe Strumica, organizuan furnizimin dhe shitjen e kokainës
SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike - Strumicë, ngriti kallëzim penal ndaj I.Gj. (26) nga fsh. Konsko e Re, rrethina e Gjevgjelisë, P.Ç. (33) nga Gjevgjelia dhe V.S. (51) nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“.
I denoncuari I.Gj. kishte organizuar furnizimin me kokainë dhe, pas marrëveshjes paraprake me të denoncuarin P.Ç., e kishte angazhuar atë që me automjetin e tij ta transportonte deri te i denoncuari i tretë, V.S.. Pasi kokaina iu dorëzua V.S., ai e ka fshehur, përkatësisht e ka mbuluar me dhe në vendin e quajtur „Topo“, në zonën e fsh. Bosillovë, rajoni i Strumicës.
Pas informacioneve të siguruara dhe ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, nëpunësit policorë të SPB Strumicë e gjetën lokacionin ku ishte mbuluar droga dhe, me ndihmën e makinerive të punës, ajo është nxjerrë nga dheu dhe i është sekuestruar personit V.S

Accessibility Menu