Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Rosomanit për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar

Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Rosomanit për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar
NJPB Kavadar pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kavadar, ngriti kallëzim penal kundër S.N. (29) nga Rosomani, për shkak të ekzistimit të bazave për dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, e ndëshkueshme sipas nenit 353 të Kodit Penal.
Në periudhën nga gushti 2024 deri në shtator 2025, S.N., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Rosomanit, në dy raste i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve zyrtare dhe nga Buxheti i Komunës së Rosomanit në mënyrë të kundërligjshme janë siguruar mjete financiare në shumë të përgjithshme prej rreth 500.000 denarësh, të cilat janë arkëtuar me detyrim nga përmbaruesi për një borxh personal të S.N.

Accessibility Menu