Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të NP “Pyjet Kombëtare” për “keqpërdorim të detyrës dhe të autorizimit zyrtar”

Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të NP “Pyjet Kombëtare” për “keqpërdorim të detyrës dhe të autorizimit zyrtar”
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Dellçevë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike në Dellçevë, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj V.G. (52) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”. I denoncuari V.G., ish-drejtor i NP “Pyjet Kombëtare”, e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare në atë mënyrë që në periudhën nga data 13.02.2023 deri me datë 07.05.2024 ka lidhur dhe nënshkruar tetë kontrata për shitblerjen e masës së djegur drurore me gjashtë persona juridikë, duke iu referuar çmimores për sortimentet e drurit e cila në atë kohë nuk ishte më e vlefshme dhe përmbante çmime më të ulëta se çmimorja aktuale.
Në të gjitha tetë kontratat e lidhura për shitblerjen e sortimenteve të drunjve të djegur janë përdorur çmime nga çmimorja e datës 05.12.2014, të cilat ishin më të ulëta se çmimorja në fuqi e datës 21.07.2022. Të gjitha kontratat janë realizuar, me ç’rast i denoncuari u ka mundësuar gjashtë personave juridikë të përfitojnë dobi pasurore në vlerë prej 2.053.838 denarësh dhe për atë shumë i është shkaktuar dëm NP “Pyjet Kombëtare”.

Accessibility Menu