Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal ndaj pesë personave për punë të pandërgjegjshme në detyrë, përdorim të dokumentit me përmbajtje të rreme dhe nxitje e ndihmë, organizim të prerjes dhe transportit të masës drurore nga parcelat shtetërore

Kallëzim penal ndaj pesë personave për punë të pandërgjegjshme në detyrë, përdorim të dokumentit me përmbajtje të rreme dhe nxitje e ndihmë, organizim të prerjes dhe transportit të masës drurore nga parcelat shtetërore
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal ndaj L.M. (63) nga Zletova dhe D.I. (49) nga fsh. Kallnishtë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës së vazhdueshme penale ,,punë e pandërgjegjshme në detyrë", ndaj J.K. (70) dhe D.K. (61) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme" dhe kundër B.M. (55) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës së vazhdueshme penale "nxitje" dhe "ndihmë".
 
Më 04.02.2025, idenoncuari i tretë J.K. dhe i denoncuari i katërt D.K., të nxitur nga i denoncuari i pestë B.M., në Ndërmarrjen Publike "Pyjet Kombëtare" - Ekonomia Rajonale Pyjore "Osogovë" - Koçan - RE Probishtip kanë paraqitur kërkesë për prerjen e trungjeve në pronën e tyre në zonën e fsh. Lezovë, rrethina e Probishtipit, edhe përkundër asaj se parcelat e tyre janë ara dhe nuk ka lloj të këtillë të drujve për prerje. I denoncuari i parë, pas kërkesave të paraqitura, ka shkuar në vendngjarje, ka bërë inspektimin dhe ka përgatitur procesverbalin në të cilin ka vënë të dhëna të rreme se ekziston një masë drurore - trungje plepi për prerje, ndonëse nuk kishte lloje të atilla të drujve në parcelë. Pasi ishte paguar kompensimi për dhënien e lejes së prerjes, i denoncuari i parë kishte përgatitur leje për prerjen e masës drurore, me ç'rast njërën nuk e kishte dorëzuar fare për nënshkrim te udhëheqësi, ndërsa për të fshehur paligjshmërinë, e kishte informuar gojarisht të denoncuarin e katërt se kërkesa e tij për prerje ishte refuzuar, të cilën ai në fakt e kishte përgatitur dhe e kishte pezulluar në dosjen e çështjes.
 
Pas kësaj, i denoncuari i pestë ka organizuar prerjen e plepave në parcelë shtetërore. Ndërsa i denoncuari i dytë, në cilësinë e personit zyrtar në NP "Pyjet Kombëtare"-ERP "Osogovë" Koçan-RE Probishtip, më 11.02.2025 ka përgatitur mandatarkëtim për prerje dhe mandatarkëtim për dërgesë pa e konstatuar gjendjen reale të masës së prerë drunore dhe vallë masa e njëjtë ka origjinën nga trungjet e shënuara, ka lëshuar letërpërcjellëse me të cilat trungjet e prera janë dërguar për shitje në një firmë në Kavadar. Në mënyrën e njëjtë, ka vepruar me kërkesën e D.K., për çka e ka falsifikuar nënshkrimin në mandatarkëtimet e të denoncuarit të katërt, dhe më pas ka lëshuar një letërpërcjellëse të rreme për dru të imët teknik prej are, i cili në fakt më parë me një kamion të drejtuar nga i denoncuari i pestë, B.D. ishte prerë në mënyrë të paligjshme dhe ishte dërguar në një firmë në rajonin e Ohrit. Me këto veprime, ishte kryer prerje të gjithsej 53.81 metra kub masë drurore, duke shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit në shumën prej 780.245 denarësh.

Accessibility Menu