Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal kundër një personi nga Negotina për “kontrabandë me migrantë” dhe “falsifikimi i dokumentit”

Kallëzim penal kundër një personi nga Negotina për “kontrabandë me migrantë” dhe “falsifikimi i dokumentit”

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug – Njësia  për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Ripranim Gjevgjeli ngriti padi penale me procedurë urgjente kundër J.K. (25) nga Negotina për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "kontrabandë me migrantë" dhe "falsifikimi i  dokumentit". Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 13.05.2025 ai u privua nga liria në Negotinë për shkak të dyshimit për përfshirje në ngjarjen e datës 12.05.2025 pranë Vendkalimit kufitar Bogorodicë, ku katër migrante femra nga Kina u gjetën pranë një automjeti pasagjerësh Audi me targa nacionale zvicerane, që i përkisnin një automjeti tjetër, njëra prej të cilave ishte kishte humbur vetëdijen.
Gjyqtari i procedurës paraprake J.K.-së i caktoi masën arrest shtëpiak për 30 ditë.

Accessibility Menu