Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike, Drejtorinë e Policisë Financiare dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër R.K. (56), Z.K.V. (30) dhe V.P. (29), të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "shoqërim kriminal", "pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga veprat penale" dhe "mashtrim tatimor", kundër G.T. (48), D.M. (60), P.K. (67), V.K. (26), K.S. (41), K.M. (40), N.F. (43), M.K. (48), M.M. (68), E.T. (61) dhe Z.M. (59), të gjithë nga Strumica, për kryerjen e veprave penale "shoqërim kriminal" dhe "mashtrim tatimor", kundër S.P. (58), S.M. (58), L.K. (52), L.B. (37), S.T. (66), M.P. (60), J.T. (44), A.K. (35) dhe J.G. (66), të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "punë e pandërgjegjshme në detyrë", kundër 15 personave juridikë nga Strumica për "pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra e ndëshkueshme" dhe "mashtrim tatimor".
Gjegjësisht, të denoncuarit R.K., Z.K. dhe V.P. organizuan shoqëri kriminale gjatë vitit 2019 të cilës iu bashkuan G.T., D.M., P.K., V.K., K.S., K.M., N.F. - drejtues të personave juridikë të denoncuar, S.P., S.M., L.K., L.B., S.T., M.P., J.T., J.G. dhe A.K. - inspektorë nga DAP dhe M.K., M.M., E.T., Z.M. - kontabilistë të autorizuar, që ka pasur për qëllim realizimin e fitimit të paligjshëm për ta, por në dëm të buxhetit të shtetit. Për arritjen e këtij qëllimi, organizatorët e shoqërisë kriminale nga viti 2019 deri në vitin 2024 kanë përdorur dhe kanë patur në dispozicion personat juridikë në të cilët organizatorët e shoqërisë në një pjesë të tyre ishin të regjistruar si themelues dhe drejtues, e në një pjesë jo, por realisht kanë udhëhequr me to, kanë dhënë udhëzime për veprim, duke përdorur disa nga anëtarët e shoqërisë si themelues ose drejtues të regjistruar në mënyrë fiktive.
Organizatorët e shoqërisë kriminale, duke i përdorur personat juridikë që i kanë formuar vetë, përgatitën dhe vërtetuan fatura me përmbajtje të rreme, futën të dhëna mbi qarkullimin kinse të kryer të mallrave dhe të shërbimeve, për të cilin të denoncuarit e kanë ditur se nuk ishte kryer dhe se për të nuk ishte bërë pagesa në llogaritë bankare në pronësi të personave juridikë, në çka në mlnyrë plotësuese me veprimet e tyre u ndihmuan kontabilistët dhe inspektorët tatimorë të DAP-së të denoncuar.
Me veprimet e përmendura të denoncuarit kanë realizuar përfitim të kundërligjshëm pasuror në shumën totale prej 5.801.937.796 denarë ose 94,3 milionë euro në dëm të buxhetit të shtetit.