Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

DEMANT

DEMANT

Ministria e Punëve të Brendshme i hedh poshtë kategorikisht si të pavërteta dhe të pabazuara pretendimet e bëra nga partia politike LSDM në lidhje me prokurimin e supozuar të "softuerit të spiunazhit".

Theksojmë se ky është një rinovim i rregullt i licencave për softuer të specializuar forenzik, të cilin Ministria e ka përdorur për më shumë se një dekadë për të nxjerrë dhe analizuar të dhëna dixhitale nga telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike, në kuadër të hetimeve që kryhen ekskluzivisht në bazë të urdhrave dhe në përputhje me procedurat ligjore.

Këto mjete nuk mundësojnë ose nuk përdoren për përgjime, por përfaqësojnë pajisje standarde dixhitale forenzike, siç përdoren nga institucione të tjera të sigurisë në mbarë botën.

Theksojmë se i njëjti softuer është blerë në vitin 2021, në një kohë kur Ministria drejtohej nga një ministër nga partia politike LSDM, gjë që si fakt në vetvete thekson kontradiktën e akuzave të sotme.

Prokurimi u krye në mënyrë transparente dhe në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik dhe ka qëllimin e vetëm forcimin e kapacitetit të Departamentit të Ekzaminimeve Forenzike në zbulimin dhe vërtetimin e veprave penale.

Ministria u bën thirrje të gjithë faktorëve politik të përmbahen nga përhapja e dezinformatave që dëmtojnë besimin në institucione. Ne presim mbështetje për veprimet profesionale dhe ligjore të shërbimeve në interes të sigurisë publike.

Lufta kundër krimit duhet të jetë një përparësi e përbashkët dhe jo një rast për konstruksione politike që u përshtaten vetëm atyre që kanë frikë nga institucionet funksionale dhe sundimi i ligjit.

Accessibility Menu