Njësiti për Krim të Dhunshëm – Departamenti për Dhunë në Familje pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, ka parashtruar kallëzim penal kundër D.T. (37) nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimeve për kryerjen e veprave penale „kërcënim i sigurisë“ dhe „shantazh“.
Më 26.09.2025, në orën 16:50 në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria të denoncuarin, duke vepruar mbi një denoncimi paraprak se ai gjatë një periudhe të gjatë kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 43-vjeçare dhe i kishte kërkuar para.
Nga gjyqtari i procedurës paraprake, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh.