Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kontroll në objekte hotelierike në Kumanovë, janë gjetur të mitur pas orës 24:00 dhe nën ndikimin e alkoolit, vijon kallëzimi përkatës

Kontroll në objekte hotelierike në Kumanovë, janë gjetur të mitur pas orës 24:00 dhe nën ndikimin e alkoolit, vijon kallëzimi përkatës
Më 13.12. dhe 14.12.2025, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë në bashkëveprim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, ushtruan kontroll në katër objekte hotelierike në zonën e Kumanovës. Gjatë kontrolleve, është kryer identifikimi i 74 personave, ndërsa në dy objekte janë gjetur të mitur pas orës 24:00. Në këtë rast, në njërin prej tyre, u privua nga liria S.V. (45), e cila kishte marrë me qira hapësirën, për arsye se janë gjetur 14 të mitur, prej të cilëve njëri ishte nën ndikimin e alkoolit dhe u transportua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Gjithashtu, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës shqiptuan gjoba ndaj objekteve për kundërvajtje të kryera sipas Ligjit për Veprimtari Hoteliere.
 
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave përgjegjës do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu