Më 14.12.2025, në orën 14:13, nëpunës policorë nga SPB Shtip i hoqën lirinë M.N. (57) nga Shtipi. Më parë, në orën 14:00 në rrugën "Marshall Tito" në Shtip, ai me automjetin e tij "Seat" me targa të Shtipit mori pjesë në një aksident rrugor me një automjet pasagjerësh "Nisan" me targa të Shtipit, i drejtuar nga S.S. (44) nga Shtipi, një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Shtipit, i drejtuar nga A.N. (64) nga Shtipi dhe një automjet pasagjerësh "Mercedes" me targa të Shtipit, i drejtuar nga 53-vjeçarja V.Ç. nga Shtipi. Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin dhe pas kryerjes së alkotestit, u konstatua se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.57 promilë alkool në gjak.
Më 14.12.2025 në orën 20:01 në rrugën "VMRO" në Koçan, nëpunës policorë nga NJPB Koçan i hoqën lirinë N.M. (45) nga fshati Podllog i Epërm, rrethina e Koçanit. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Folksvagen Polo" me targa të Koçanit, të cilin e drejtonte ajo, dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.63 promilë alkool në gjak, kështu që menjëherë është mënjanuar nga komunikacioni dhe është mbajtur në stacion policor.
Më 14.12.2025, në orën 12:06, në një rrugë rajonale në fshatin Lubodrag, rrethina e Kumanovës, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë i hoqën lirinë M.L. (19) nga fshati Lubodrag. Gjatë kontrollit në komunikacion me radar, u konstatua se e drejtonte automjetin e pasagjerëve "Seat" me targa të Kumanovës me një shpejtësi prej 95 kilometrash në orë në vendbanim ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar me shenjë rrugore në 40 kilometra në orë.
Më 14.12.2025, në orën 22:49, në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër i hoqën lirinë N.P. (48) nga fshati Leskoec, rrethina e Ohrit. Gjatë një kontrolli rrugor në rrugën ,,Korpusi i 15-të" në Ohër, u ndalua automjeti i pasagjerëve "Mercedes" me targa të Ohrit, të cilin e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.66 promilë alkool në gjak.
Më 14.12.2025, në orën 18:25, në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, pranë vendit të quajtur ,,Kopaçka", nëpunës policorë të NJPB Kërçovë i hoqën lirinë O.M. (63) nga Kërçova. Më parë, ai me një automjet pasagjerësh "Pezho" me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, kishte dalë nga rruga dhe kishte goditur një gardh mbrojtës, ndërsa gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me aksidentin, u vërtetua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.98 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve,mndaj tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".