Sot (01.10.2025) nga Njësiri për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup, pas një urdhërese të mëparshme gjyqësore, janë bërë bastisje në tre lokacione në zonën e Gjorçe Petrovit, me ç'rast është privuar nga liria D.B. (24) nga Shkupi ngase gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe para.
Pas dokumentimit të plotë të rastit është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë në PTHP Shkup për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të KP-së së RMV-së.