Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria dhe kallëzim penal kundër një banori të Shkupit i cili drejtonte automjetin me 3.06 promilë alkool në gjak

Privohet nga liria dhe kallëzim penal kundër një banori të Shkupit i cili drejtonte automjetin me 3.06 promilë alkool në gjak

SPB Shkup - Stacioni Policor Karposh ngriti kallëzim penal kundër A.P. (40) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik" sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Konkretisht, më 27.09.2025 në orën 19:00 në zonën e Karposhit në Shkup, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga dy qytetarë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.P. sepse është gjetur duke drejtuar automjetin e pasagjerëve "Alfa Romeo" me targa të Shkupit nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht pas masave të marra, i janë matur  3.06 promilë alkool në gjak.

Ai është mënjanuar nga trafiku dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij është ngritur kallëzimi.

Accessibility Menu