Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët. Nuk mjafton vetëm të presim që të tjerët të kenë kujdes – duhet të kemi kujdes edhe vetë.
Telefoni, kufjet, kalimi i pakujdesshëm i rrugës ose dukshmëria e kufizuar mund të paraqesin rrezik kur jemi këmbësorë.
Në kuadër të fushatës globale të ROADPOL-it „Ditët e Sigurisë“ (16–22 shtator), rikujtojmë:
Si këmbësor, përgjegjësia për sigurinë tënde nuk është vetëm e shoferëve.
ËSHTË EDHE E JOTJA!
Shiko. Dëgjo. Ki kujdes.
Çdo pjesëmarrës në trafik ka rol në krijimin e rrugëve më të sigurta.