Më 01.09.2026, në orën 00:05, në fshatin Inxhikovë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar në SPB Shkup e privuan nga liria R.S. (34) nga fsh. Inxhikovë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e 42-vjeçares A.D. nga po ky fshat, të realizuar me urdhër gjykate, ishte gjetur R.S. dhe gjatë kontrollit personal tek ai ishin gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë dhe një peshore digjitale.
Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.