Më 18.05.2026 në orën 04:30, në një fshat të Shkupit në territorin e komunës Çuçer-Sandevë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria N.A. (33) nga rajoni i Shkupit, pas denoncimit paraprak se rreth orës 03:30 në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 33-vjeçare.
Më 18.05.2026 në orën 10:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.T. (42) nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak të gjyshit të tij 85-vjeçar, se në shtëpinë familjare në një fshat të komunës së Nagoriçanit të Vjetër, pas një debati të shkurtër, e kishte sulmuar fizikisht.
Më 19.05.2026 në orën 01:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria A. Q. (43) dhe motrën e saj E. Q. (20), të dyja nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në një shtëpi familjare në Kumanovë kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten e babait të tyre të ndjerë.
Më 15.05.2026 në orën 11:45, një 18-vjeçare nga Tetova njoftoi se bashkëshorti i saj 26-vjeçar nga një fshat i Negotinës e kishte kërcënuar përmes një aplikacioni mobil.
Më 18.05.2026 në orën 20:00 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria Gj.M. (67) nga Ohri, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se pas debati të shkurtër në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 61-vjeçare.
Më 18.05.2026 në orën 19:25 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria M.I. nga Dibra, duke vepruar pas denoncimit paraprak të partneres së tij jashtëmartesore 23-vjeçare nga Dibra, se më 15.05.2026 ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare.
Më 18.05.2026 në orën 21:40 në një fshat të Manastirit, nëpunës policorë nga SPB Manastir e shoqëruan I.K. (50) nga fshati, pasi kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme. Pas zhvillimit të bisedës zyrtare, ai u dërgua në institucion shëndetësor. Ndërsa më 19.05.2026 në orën 00:35 në SPB Manastir, bashkëshortja e tij 44-vjeçare denoncoi se më 18.05.2026 rreth orës 18:30 ai ishte sjellë në mënyrë agresive në shtëpinë familjare, e kishte kërcënuar dhe kishte sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur.
Po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.