Sot (29.05.2026) rreth orës 05:00, nga nëpunës policorë të Qendrës Rajonale Perëndim, janë arrestuar katër persona nga Republika e Shqipërisë, të cilët janë kapur duke kryer peshkim të paligjshëm në ujërat e Liqenit të Prespës, në një periudhë kur është në fuqi ndalimi aktiv për peshkim.
Nga verifikimet e kryera është konstatuar se personat e kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror.
Në vendin e ngjarjes është gjetur krap me peshë totale rreth 60 kilogramë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohet kallëzim përkatës.