Më 27.05.2026, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Sigurinë në Trafikun Rrugor të Kavadarit zhvilluan një aktivitet parandalues me temë "Vozitni me ndërgjegje, vozitni me përgjegjësi". Në kuadër të aktivitetit, shoferët u informuan për rëndësinë e respektimit të detyrueshëm të rregullave dhe rregulloreve të trafikut, dhe qëllimi i këtyre aktiviteteve është të ndikojnë në rritjen e nivelit të kulturës dhe ndërgjegjësimit të trafikut tek shoferët me qëllim rritjen e sigurisë dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Në kuadër të aktivitetit parandalues, u shpërnda edhe material i shtypur edukativ i përgatitur në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Aktivitete parandaluese për trafik të sigurt sot (28.05.2026) u zhvilluan në Makedonska Kamenicë dhe Sveti Nikollë. Nëpunësit policorë nga Njësia Policore Makedonska Kamenicë zhvilluan një aktivitet parandalues në kuadër të fushatës "Helmeta ose koka, zgjedhja është e jotja". Ndërsa, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë zhvilluan një aktivitet parandalues në kuadër të fushatës "Kalo, mos rreziko". Gjithashtu sot, në Berovë u zhvillua një fushatë parandaluese - edukative nën moton "Mbrojtja e pyjeve nga zjarret - flakët janë të pandalshme". Gjatë aktivitetit, qytetarët u informuan se zjarret në hapësirë të hapurarrezikojnë jetën e njerëzve, kafshëve dhe fondin pyjor, dhe zvogëlojnë burimet njerëzore dhe materiale. Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e kulturës së sigurisë tek qytetarët, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve.