Sektori i çështjeve policore me kompetencë të përgjithshme pranë Departamentit të Policisë së Uniformuar realizoi një seminar për ndihmën e parë psikologjike, i dedikuar për nëpunësit policorë në Ohër. Seminari u zhvillua me mbështetjen e Kryqit të Kuq dhe në kuadër të tij u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për profesionin e policisë, si ofrimi i ndihmës së parë psikologjike në situata krize, parimet themelore të ndihmës së parë psikologjike, përballimi me pikëllimin dhe humbjet, si dhe kujdesi për punonjësit dhe ruajtja e shëndetit të tyre mendor.
Përveç pjesës teorike dhe njohurive të transmetuara, seminari përfshiu edhe trajnim praktik për ofrimin e ndihmës së parë në raste të fatkeqësive masive, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe nëpunësit policorë demonstruan së bashku njohuritë dhe aftësitë e tyre, të fituara edhe gjatë modulit të mëparshëm të trajnimit të realizuar në Qendrën “Solferino” në Strugë.
Ky trajnim kontribuoi në forcimin e kapaciteteve të nëpunësve policorë për njohjen në kohë, reagimin e duhur dhe ofrimin e ndihmës psikologjike dhe ndihmës së parë në situata krize dhe emergjente, si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj kolegëve të tyre. Përmes ushtrimeve praktike, shkëmbimit të përvojave dhe qasjes interaktive, u forcua më tej edhe bashkëpunimi ndërinstitucional me Kryqin e Kuq, që përbën një kontribut të rëndësishëm në avancimin e gatishmërisë profesionale, veprimit human dhe përballimit efikas të situatave të krizës.
Shprehim mirënjohje të sinqertë ndaj Kryqit të Kuq për përkushtimin, mbështetjen profesionale dhe realizimin e suksesshëm të seminarit, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në drejtim të avancimit të njohurive dhe aftësive të nëpunësve policorë në përballimin e situatave emergjente dhe të krizës.