Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë kapur tre të mitur nga Shkupi menjëherë pas kryerjes së vjedhjes grabitqare, do të vijojë kallëzim përkatës

Janë kapur tre të mitur nga Shkupi menjëherë pas kryerjes së vjedhjes grabitqare, do të vijojë kallëzim përkatës

Me datë 17.09.2025, në orën 17:30 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria dy të mitur të moshës 12 -vjeçare dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shkupi. Rreth orës 17:00, në një objekt gastronomie në zonën e Qendrës, ata kanë marrë para dhe kanë ikur, por shpejt janë kapur nga dy të punësuarit e objektit. Në të njëjtën kohë, njëri nga të miturit i ka kërcënuar dhe ka tentuar që t'i sulmojë me një send të mprehtë.

Paratë dhe sendi i mprehtë janë gjetur, ndërsa të miturit janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu