Më 18.05.2026 në orën 22:18 në autostradën A1, pranë nyjës Smkovicë, rajoni i Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria shtetasin kosovar B.T. (30). Gjatë kontrollit të trafikut rrugor me radar, nëpunësit policorë ka konstatuar se B.T. drejtonte automjetin e pasagjerëve “Audi A6” me targa kombëtare të Kosovës me shpejtësi prej 203 kilometrash në orë, në vend ku me shenjë rrugore shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 120 kilometra në orë. Ai është mënjanuar nga trafiku, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli. Ndaj tij është paraqitur kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik''.