Më 03.07.2026, në orën 01:55, në një fshat të Gjevgjelisë, nëpunësit policorë të SPB Gjevgjeli e privuan nga liria një 45-vjeçar, banor i fshatit, i cili sipas kallëzimit, rreth orës 00:10 në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Gjevgjelisë dhe për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gjevgjelisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Më 02.07.2026, në orën 19:00, në SPB Shkup, një burrë 80-vjeçar denoncoi se rreth orës 14:00, në banesën e tij në zonën e Komunës së Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga vajza e tij, S.I. (54). Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 02.07.2026, në ora 23:55, nëpunësit policorë të Njësisë Policore të Krivogashtanit, në fshatin Borotinë të Komunës së Krivogashtanit, e privuan nga liria B.S. (29) nga fshati i njëjtë, pasi në shtëpinë familjare kishte kërcënuar babanë e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
Më 02.07.2026, në orën 14:55, në SPB Kërçovë, një grua 40-vjeçare denoncoi se më 29.06.2026 vajza e saj e mitur ishte sulmuar fizikisht nga ish-vjehrri i saj, i cili njëkohësisht kishte bërë kërcënime ndaj të dyjave. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit.