Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Është ngritur kallëzim penal për djegien e automjeteve diplomatike në Shkup

Është ngritur kallëzim penal për djegien e automjeteve diplomatike në Shkup
Lidhur me veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, të kryer më 15.06.2026, kur ishin djegur dy automjete diplomatike në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, SPB Shkup e ka zbardhur plotësisht rastin.
 
Dje (16.06.2026), Njësia e Çështjeve Kriminalistike – Qendër dhe Bit Pazar ngriti kallëzim penal me procedurë urgjente kundër I.D.S. (44) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ai e ka kryer veprën penale në fjalë.
 
Gjatë hetimeve ishin siguruar provat materiale, ndër të cilat edhe incizimet e kamerave të mbikëqyrjes në disa lokacione, si dhe veshjen që i dyshuari e kishte mbajtur në çastin e kryerjes së veprës. Në stacionin policor, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale

Accessibility Menu