Sot (04.06.2026), drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, në selinë e Njësitit për Sistemim të Shpejtë mori pjesë në ushtrimet përfundimtare demonstrative të nëpunësve policorë të sapopërzgjedhur, të cilët pas përfundimit me sukses të trajnimit gjashtëmujor do të bëhen pjesë e këtij njësitit elitar dhe shumë të specializuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Përmes një sërë aktivitetesh taktike-demonstrative, kandidatët prezantuan njohuritë, aftësitë dhe kapacitetet e fituara, duke demonstruar nivel të lartë të përgatitjes fizike, profesionalizmit dhe aftësimit për kryerjen e detyrave më komplekse të sigurisë.
Drejtori Janev theksoi se rezultatet e paraqitura paraqesin konfirmin e cilësisë së procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit, si dhe të përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme për krijimin e një kuadri policor profesional, të disiplinuar dhe të motivuar, të gatshëm për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave të sigurisë.
Ai uroi pjesëtarët e rinj të Njësitit për Sistemim të Shpejtë, instruktorët e tyre dhe drejtuesit e njësitit, duke u dëshiruar shërbim të suksesshëm dhe profesional në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të shtetit.
Me pranimin e gjeneratës së re të pjesëtarëve, Njësiti për Sistemim të Shpejtë forcon më tej kapacitetet e tij operative dhe vazhdon ta përmbushë misionin e tij si një nga njësitet më të përgatitura dhe më profesionale në përbërje të policisë së Maqedonisë së Veriut.