Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike në MPB, Aleksandar Janev, sot mori pjesë në një marsh amlor me nëpunës policorë të SPB Tetovë. Deri më tani, marshime të tilla janë mbajtur në Veles, Strumicë dhe Manastir ku policia është së bashku në terren, në lëvizje dhe në veprim.
"Në frymën e bashkëpunimit, të bashkëjetesës dhe të komunikimit të sinqertë, së bashku po ndërtojmë atë identitet policor që do të thotë afërsi me qytetarët, përgjegjësi ndaj detyrës dhe forcë që buron nga vlerat e përbashkëta. Jashtë zyrave dhe rutinës, këtë mëngjes përmes një aktiviteti të përbashkët duke ecur rreth 5 km nëpër rajonin e Tetovës patëm mundësinë të forconim frymën e ekipit, por edhe - më e rëndësishmja - të njiheshim më thellë me njëri-tjetrin, të flisnim hapur për sfidat në terren, për problemet reale me të cilat përballemi dhe për mënyrën se si t'u afrohemi edhe më shumë qytetarëve të rajonit të Tetovës. Policia nuk matet vetëm me veprime dhe numra. Ajo matet me besimin që ka te njerëzit. Dhe ky besim ndërtohet me prani të vazhdueshme, dialog të sinqertë dhe gatishmëri për të qenë me qytetarët – edhe kur është e vështirë ashtu edhe kur është qetë", theksoi drejtori Janev.