Sot (24.03.2026) në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 12:00, Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit realizoi aksion kontrollues në territorin e qytetit të Shkupit me qëllim të kontrollit të shoferëve dhe të automjeteve me të cilat ushtrohet transporti publik i udhëtarëve.
Gjatë kontrollit janë shqiptuar gjashtë masa ndaj shoferëve të cilët ushtrojnë transport publik të udhëtarëve pa poseduar certifikatë të detyrueshme mjekësore, katër masa për automjete të parregullta teknikisht me të cilat ushtrohet transporti publik i udhëtarëve, katër masa për transportim të më shumë udhëtarëve nga ajo që është e përshkruar në lejen e qarkullimit, një masë për skadim të vlefshmërisë së patentë shoferit, një masë për drejtim të autobusit me kategori jo përkatëse, një masë për moskryerje të kontrollit të jashtëzakonshëm teknik të autobusit dhe tetë masa për kundërvajtje të tjera. Janë paraqitur edhe 14 kërkesa për inicim të procedurës për kundërvajtje ndaj personave juridikë dhe personave përgjegjës.
Një person është privuar nga liria dhe përkohësisht është sekuestruar një automjet për veprën e kryer penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht ushtrimi i transportit publik pa posedimin e patentë shoferit.
Aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve dhe udhëtarëve në komunikacion.
U bëjmë apel te të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.