Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Delegacion i MPB-së me pjesëmarrje aktive në Konferencën e 19-të Ministrore të Grupit Pompidou në Strasburg

Delegacion i MPB-së me pjesëmarrje aktive në Konferencën e 19-të Ministrore të Grupit Pompidou në Strasburg

 

Në periudhën nga 27 deri më 28 nëntor, një delegacion i nivelit të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme mori pjesë në Konferencën e 19-të Ministrore të Grupit Pompidou të Këshillit të Evropës, e cila u mbajt në Strasburg.

Konferenca bashkoi përfaqësues të lartë nga vendet anëtare me qëllim shqyrtimin e sfidave më të reja në politikat për droga dhe varësi, vlerësimin e rezultateve të Programit të Punës 2023–2025, si dhe miratimin e kornizës së re të punës për periudhën 2026–2029.

Delegacioni i Ministrisë mori pjesë aktive në diskutimet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës, rreziqet digjitale, si edhe nevojën për koordinim të forcuar ndërkombëtar dhe shkëmbim informacionesh.

Në konferencë u miratua edhe Deklarata Ministrore, me të cilën vendet anëtare e riafirmuan përkushtimin e tyre për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, zhvillimin e politikave moderne të bazuara në prova dhe fokus të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve dhe kategorive të cenueshme.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj harmonizimit me standardet evropiane, përparimit të politikave kombëtare për parandalimin dhe luftën kundër drogës, si dhe forcimit të partneriteteve me organizatat ndërkombëtare.

Accessibility Menu