Më 23.04.2026 rreth orës 16:30 në SPB Shkup, S.D. (29) nga Shkupi raportoi se në zonën e Karposhit ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj E.R. (35) nga Shkupi. Gjithashtu, edhe E.R. raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga S.D., e cila kishte përdorur edhe një mjet të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.
Më 23.04.2026 në orën 15:30 në SPB Shkup, një burrë 61-vjeçar raportoi se më 22.04.2026, në shtëpinë e tij në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga partnerja e tij K.P. dhe djali i saj P.P. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.04.2026 në orën 03:40 në SPB Shkup, një grua 20-vjeçare raportoi se rreth orës 00:10 në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj O.V. (18) nga Shkupi. Nga nëpunësit policorë të SPB Shkup, O.V. është ndaluar në Stacionin Policor Qendër dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.
Më 23.04.2026 në orën 20:20 në NJPB Dellçevë, një burrë 57-vjeçar raportoi se dhëndri i tij, M.B. nga Dellçeva, e kishte dëbuar nga shtëpia vajzën e raportuesit dhe nuk i kishte lejuar ta merrte foshnjën e tyre. Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Dellçevë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.