Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aksion kontrollues i Njësitit Mobil pranë MPB-së, një person privohet nga liria për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit, janë shqiptuar 12 masa

Aksion kontrollues i Njësitit Mobil pranë MPB-së, një person privohet nga liria për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit, janë shqiptuar 12 masa
 
Gjatë mbrëmjes së kaluar (25/26.04.2026), në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 03:00, Njësiti Mobil për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit, në territorin e komunave Kisella Vodë, Ilinden dhe Gjorçe Petrov, realizoi kontroll të përforcuar në komunikacionin rrugor.
 
Gjatë kontrollit janë sanksionuar tetë shoferë të cilët kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy persona kanë refuzuar t’i nënshtrohen alkotestit. Tre shoferë janë sanksionuar për kundërvajtje të tjera në komunikacion.
 
Një person është privuar nga liria për kryerje të veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht drejtim i automjetit nën ndikimin e alkoolit mbi 1,50 promilë.
 
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse për kundërvajtje dhe penale.
 
Aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me qëllim të ngritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së pjesëmarrësve në komunikacion. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu