Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kontrolle rrugore në Shkup, sanksionohen 105 shoferë, 50 për vozitje pa helmetë mbrojtëse

Kontrolle rrugore në Shkup, sanksionohen 105 shoferë, 50 për vozitje pa helmetë mbrojtëse
Sot (25.04.2026), në periudhën nga ora 12:00 deri në 20:00, në territorin e Qendrës, Aerodromit, Bit Pazarit dhe Çairit në Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup realizoi kontroll të përforcuar rrugor për kundërvajtjet që i kryejnë vozitësit e biçikletave me motor ndihmës, triçikletavee, katërçikletave dhe motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 105 shoferë.
Prej tyre një shofer është sanksionuar për vozitje të motoçikletës me kategori të papërshtatshme, 11 masa janë shqiptuar për vozitje të biçikletës me motor ndihmës pa leje drejtimi, 50 sanksione për vozitje pa helmetë mbrojtëse, një masë për vozitje të motoçikletës së paregjistruar, tetë sanksione për mosposedim të lejes së qarkullimit, një masë për lëvizje në sipërfaqe të papërshtatshme dhe 33 sanksione për kundërvajtje të tjera.
Gjatë kontrollit është sekuestruar përkohësisht një motoçikletë e paregjistruar për më shumë se gjashtë muaj.
Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta

Accessibility Menu