Më 02/03.08.2025, nga ora 23:50 deri në 02:00, duke vepruar sipas një plani të përgatitur paraprakisht, nëpunës policorë nga SPB Shtip, në bashkëpunim me inspektorë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati i Punës, Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Qendra për Shëndet Publik – Koçan, kryen kontroll mbi punën e një objekti hotelierik (Pishina e Qytetit) në Vinicë.
Gjatë kontrollit janë legjitimuar 19 persona dhe janë kontrolluar tetë prej tyre. Në objekt, nëpunësit policorë kanë gjetur tre të mitur, dy prej të cilëve 16-vjeçarë nga Vinica dhe një 14-vjeçar nga Koçani, të cilët konsumonin pije alkoolike. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit dhe, sipas udhëzimeve të tij, për shkak të ekzistencës së dyshimit për kryerjen e veprës penale “shërbimi i fëmijës me pije alkoolike” sipas nenit 204 të Kodit Penal të RMV-së, janë marrë deklarata nga personat, në praninë e prindit ose kujdestarit, janë marrë mostra për analiza dhe është kryer alko-testi.
Gjatë kontrollit, U.M. (34) nga Vinica sulmoi fillimisht verbalisht, e më pas edhe fizikisht dy nëpunës policorë, pas së cilës ai u arratis dhe po merren masa për gjetjen e tij.
Përveç kësaj, gjatë kontrollit, Inspektorati Shtetëror i Punës konstatoi shkelje lidhur me marrëdhëniet e pazgjidhura të punës për disa nga të punësuarit në objektin hotelierik.