Më 23.10.2026, nëpunës policorë të SPB Tetovë dhe ekipi tmobil „Task Force”, në koordinim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike, kryen një aksion kontrollues në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë.
Me këtë rast, para objektit është hasur M.R. (48) nga Tetova dhe gjatë kontrollit të tij është gjetur një substancë pluhurore e bardhë, pas çka është privuar nga liria. Kurse, brenda në objekt, pronarit J.T. (54) nga fshati Trebosh, iu gjetën 15 paketime me substancë pluhurore të bardhë, pas çka edhe ai është privuar nga liria.
Të dy personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.