Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aksion kontrollues në Kërçovë: Është ngritur kallëzim ndaj muzikantëve nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët kanë performuar në një objekt në Kërçovë pa leje pune përkatëse

Aksion kontrollues në Kërçovë: Është ngritur kallëzim ndaj muzikantëve nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët kanë performuar në një objekt në Kërçovë pa leje pune përkatëse

Më 29/30.11.2025, nga NJPB Kërçovë dhe QRÇK Perëndim, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, bazuar në një plan të përgatitur paraprakisht, është kryer një aksion kontrollues i përforcuar në një objekt hotelerie në Kërçovë. Gjatë kontrollit të një objekti hotelierie me vendndodhje në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, janë gjetur Xh.R. (23), si këngëtare dhe K.Xh. (27), E.P. (25), F.J. (28) dhe I.K. (24), si anëtarë të një grupi muzikor, të gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët kanë punuar pa siguruar më parë lejen përkatëse të punës, me çka kanë kryer kundërvajtje sipas nenit 23, paragrafi 3 i Ligjit për të Huajt ("Gazeta Zyrtare e RM-së." Nr. 97/2018 dhe 108/2019), e ndëshkueshme sipas nenit 217, paragrafi 1, pika 2, nga po ky ligj , për çka u është parashtruar fletëparaqitje për kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Kërçovë.

Accessibility Menu