Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.11.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.11.2026

Më 25.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.R. (19) dhe E.E. (18), të dy nga Shkupi, si dhe Z.H. (34) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thërrmuese me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (36) nga fsh. Gorobinc, rrethina e Sveti Nikollës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 03.06.2025, në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

Më 25.11.2026, rreth orës 22:00, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Cvetan Dimov” me bul. “Kërste Misirkov” në Shkup, një automjet i udhëtarëve “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.A. (45) nga fsh. Tanushevc, rrethina e Shkupit, ka goditur një të mitur 15-vjeçare nga Shkupi. Në aksident, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër N.S. (54) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 12.06.2026, gjatë kontrollit rrugor, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve, në të cilin si bashkudhëtar ishte edhe i kallëzuari. Pas kontrollit të ushtruar ndaj tij, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie “Baikal” e kalibrit 12, si dhe fishekë gjuetie.

 

Më 25.11.2026, rreth orës 20:15, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën lokale Studeniçan-Zelenikovë, në zonën e fsh. Oreshan, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Opel Astra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.G. (22) nga fsh. Zelenikovë dhe një automjeti transportues “Volkswagen Transporter” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.T. (45) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve “Opel Astra”, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit transportues dhe bashkudhëtarët e tij R.G. (67), I.G. (63), të dy nga fsh. Konjarë e Mesme, rrethina e Shkupit dhe S.T. (63) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.Xh. (23), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Lëndim trupor”. Më 03.08.2026, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari, në shtëpinë familjare, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

 

Më 25.11.2026, në orën 17:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria I.S. (43) nga Kumanova. Ai nuk e ka respektuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës dhe e ka fyer ish-bashkëshorten e tij me çka e k ashkelur ndalimin. I.S. është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R. (23) nga Vevçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe lëshimi i paautorizuar në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në rrugën lokale nga Vevçani në drejtim të fshatit Oktis të Strugës, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 25.11.2026, në orën 16:55, në SPB Ohër, një burrë 33-vjeçar nga Ohri ka denoncuar se në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër saj do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër E.S. (33) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 27.07.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Zastava” dhe fishekë të kalibrit 6,35 mm.

 

Më 25.11.2026, në orën 10:15, në rr. “Tane Caleski” në Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e kanë privuar nga liria D.N. (46) nga Kërçova, pasi kishte dëmtuar xhamin e jashtëm të një objekti tregtar, në të cilin kishte tentuar të hynte. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (43) nga rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Rrezikim i sigurisë”. I kallëzuari, i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Tetovës, në disa raste e ka kontaktuar përmes telefonit ish-partneren e tij dhe i ka bërë kërcënime asaj dhe familjes së saj.



Më 26.11.2026, në ora 01:10, në rr. “Gjorçe Petrov” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria B.I. (44) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë persona – shoferë, për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, pesë persona e kanë drejtuar automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.R. (19) nga Shkupi, E.S. (33) nga fsh. Mojancë, rrethina e Shkupit, A.B. (21) nga fsh. Matkë, rrethina e Shkupit, N.V. (30) nga fsh. Vrazhalë, rrethina e Shkupit dhe S.G. (58) nga Makedonska Kamenica, i cili ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit motorik ka drejtuar automjetin D.K. (25) nga Shkupi. Ndërkaq, nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar automjetin I.T. (64) nga fsh. Vozarc, rrethina e Kavadarit, i cili ka shkaktuar edhe aksident trafiku. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

 

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër N.S. (44) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese“. Më 26.07.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç'rast janë gjetur dhe konfiskuar fishekë, gëzhoja dhe rrip për fishekë.

 

Më 25.11.2026, në SPB Shkup, A.S. (43) dhe L.R. (44), të dy nga Shkupi, kanë denoncuar se rreth orës 21:20, në një stacion autobusi në zonën e Qendrës, djemtë e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.J. (51) nga një fshat i Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 31.08.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

 

Më 25.11.2026, në orën 22:30, në SPB Shkup, një grua 68-vjeçare ka denoncuar se më 22.11.2026, në shtëpinë e saj në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga djali i saj B.M. (47) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër N.Z. (35) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 06.10.2026, në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shtipit, i kallëzuari i ka bërë kërcënime një të punësuari në institucion dhe familjes së tij.

 

Më 25.11.2026, në ora 15:30, në SPB Shkup, një 18-vjeçar ka denoncuar se më 21.11.2026, babai i tij V.S. i ka bërë kërcënime përmes telefonit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Në SPB Shkup, A.Z. (32) ka denoncuar se më 23.11.2026, rreth orës 13:30, në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, nipi i tij i mitur është sulmuar me një send të fortë nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


Më 24.11.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, një burrë 37-vjeçar ka denoncuar se gjatë një periudhe prej rreth një viti, vajza e tij e mitur është shqetësuar nga ish-partneri i saj T.S. (20), i cili në disa raste ka shkuar tek ajo në shkollë dhe para shtëpisë së saj. Sipas denoncimit, rreth një vit më parë ai ka pasur edhe marrëdhënie seksuale me të. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.11.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, S.B. (55) nga Shkupi ka denoncuar se më 13.09.2026, rreth orës 17:00, në zonën e Komunës së Aerodromit, është sulmuar fizikisht nga A. „P“, të cilin e njihte dhe i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.11.2026, rreth orës 12:30, në SPB Shkup, një grua 37-vjeçare ka denoncuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në shtëpinë e një të mituri tjetër, me të cilin ishte në lidhje dhe, sipas denoncimit, kishin pasur marrëdhënie seksuale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.11.2026, rreth orës 19:40, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Kisella Vodës ka shpërthyer zjarr në magazinën e një objekti tregtar. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikëse – Shkup. Nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë nga SPB Shkup.

 

Më 25.11.2026, në orën 14:10, në SPB Shkup, nga një Institucion Publik për Kujdesin e Fëmijëve është denoncuar se një i mitur, i cili më parë ishte larguar nga institucioni, sipas denoncimit, në një banesë kishte pasur marrëdhënie seksuale me persona të rritur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

 

 

Accessibility Menu