Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.11.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 21.11.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Xh.S. (43), T.S. (35) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, pasi tek ta u gjet dhe u konfiskua lëndë e bardhë pluhuri dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Më 22.11.2025 në ora 00:10, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e arrestuan A.V. (57) nga Republika e Serbisë. Gjatë aksionit kontrollues në objekte të hotelerisë në zonën e Kavadarit, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar, Sektori për Çështje Kriminalistike në SPB Veles, inspektor për të huaj nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare Jug, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, konstatuan se A.V. ka performuar në një lokal pa lejen e nevojshme. Kundër tij u ngrit parashtresë për kundërvajtje sipas nenit 217 paragrafi 1 pika 2 të Ligjit për të Huajt dhe nga Gjykata Themelore Kavadar iu shqiptua gjobë. Në të njëjtin objekt janë konstatuar edhe kundërvajtje nga DAP për mosdhënie të faturës fiskale, shkelje sipas Ligjit për duhanpirje, dhe nga ISH i Tregut është konstatuar se në objekt kishte më shumë mysafirë se sa është e lejuar. Do të ngrihen parashtresa përkatëse. Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë me aksione kontrolluese të mëtejme në tërë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e çdo shkeljeje ligjore.

Më 21.11.2025 në ora 11:20 në NJPB Strugë u raportua se në rrugën rajonale Strugë–Dibër, afër Strugës, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet automjetit “Folksvagen Golf” me targa të Strugës, i drejtuar nga K.Q. (70) nga fshati Veleshtë dhe autobusit “Mercedes” me targa të Strugës, i drejtuar nga N.F. (42) nga fshati Llabunishtë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja në autobus F.A. (58) nga Llabunishti, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strugë. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i NJPB Strugë.

Më 21.11.2025 në ora 19:45 në NJPB Gostivar u raportua se në rrugën “Dhëtitorja Vëllazërim-Bashkimi” në Gostivar, automjeti “Folksvagen Sharan” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga Xh.M. (63) nga fshati Turçan i vogël, goditi këmbësorin P.P. (76) nga Gostivari. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik, u krye hetim në vendin e ngjarjes.

Më 21.11.2025 në ora 19:55 në SPB Manastir u raportua se në rrugën Manastir–Vendkalimi Kufitar Mexhitli ndodhi aksident trafiku ndërmjet automjetit “Opel Korsa” me targa të Manastirit, i drejtuar nga A.S. (23) dhe automjetit “Folksvagen Polo” me targa greke, i drejtuar nga A.H. (30) nga Republika e Greqisë. Lëndime të rënda trupore ka pësuar 23-vjeçarja A.S., të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Me urdhër të prokurorit publik, u krye hetim nga ekipi hetimor i SPB Manastir.

Më 21.11.2025 në ora 20:40 në SPB Shkup u raportua se në kryqëzimin e rrugëve “Kryengritja e Razlloveçit” dhe “Viç” ndodhi aksident trafiku ndërmjet automjetit “Hjundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.L. (52) dhe automjetit “Shkoda” me targa serbe, i drejtuar nga R.Gj. (38) nga Republika e Serbisë me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Lëndime të rënda ka pësuar shoferi i automjteit “Hjundai”, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Me urdhër të prokurorit publik, u krye hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër Lj.A. (19) nga Probishtipi për veprën penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 01.11.2025 në rrugën “Goce Dellçev” në Probishtip, i dyshuari sulmoi fizikisht një të mitur.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër A.P. (20) dhe J.Z. (21), të dy nga Koçani, për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 03.12.2024 pranë digës së Kalimancit, policia kontrolloi automjetin “BMV” të drejtuar nga i dyshuari i parë, ku u gjet dhe u konfiskua marihuanë, ndërsa tek pasagjeri J.Z. u gjetën marihuanë dhe një thërrmuese me mbetje marihuane.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.J. (47) nga Tetova për veprën penale “mashtrim”. Gjatë prillit 2025, një person nga rajoni i Kërçovës, përmes rrjeteve sociale, kishte porositur një produkt nga i dyshuari dhe kishte paguar kapar prej 1.200 eurosh, por edhe pse afati i dorëzimit ishte një muaj, Sh.J. nuk e përmbushi marrëveshjen.

Më 21.11.2025 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria Sh.K. (62) nga Shtipi, pasi tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 21.11.2025 në ora 21:30 në SPB Shkup, V.P. (80) nga Shkupi raportoi se në ora 21:05 në një market në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 21.11.2025 në ora 07:50 në SPB Shkup, Klinika e Nefrologjisë pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” raportoi se më 20.11.2025 në ora 00:16, te ata ishte sjellë për ndihmë mjekësore L.Sh. (41), migrant, i cili më 21.11.2025 në ora 06:48 ndërroi jetë. Trupi është dërguar për autopsi me urdhër të prokurorit publik.

Më 21.11.2025 në Stacionin Policor Qendër në Shkup, nga Qendra Publike për Kujdesin e Fëmijëve u raportua se nga institucioni ishte larguar një 13-vjeçar, N.S. Po ndërmerren masa për gjetjen e tij.

Më 21.11.2025 në ora 10:00 në SPB Shkup u raportua se në periudhën 00:30–07:15 nga një kioskë për ushqim në Bit Pazar, me forcë fizike dhe mjete adekuate, janë marrë para nga kasa. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 21.11.2025 në ora 11:20 në SPB Shkup, S.N. (28) raportoi se në një parking në Karposh, automjeti i saj “Pezho” ishte dëmtuar nga një plumb endacak nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 21.11.2025 në ora 19:00 në SPB Shkup, R.H. (41) raportoi se në zonën e Gjorçe Petrovit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 21.11.2025 në ora 14:00 në SPB Shkup u raportua se më 19.11.2025, në një bastore sportive në Gjorçe Petrov, një person me forcë fizike kishte marrë para nga shitja ditore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 21.11.2025 në ora 21:20 në SPB Shkup u raportua se para një furre në zonën e Qendrës, ishte prishur rendi dhe qetësia publike gjatë një përleshjeje fizike ndërmjet E.R. (25) dhe R.M. (22), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

Më 21.11.2025 në ora 22:00 në SPB Shkup u raportua se në rrugën “Via Egnatia” shpërtheu zjarr në objektin në pronësi të B.K. (60) nga Shkupi. Zjarri u fik nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer hetim.

Më 21.11.2025 në ora 13:40 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip i arrestuan V.D. (35) dhe S.D. (33), të dy nga Shtipi, pas një kallëzimi nga Gj.M. (29) se ishte sulmuar fizikisht nga V.D., ndërsa më pas V.D. dhe S.D. ishin përleshur duke përdorur mjete të ndryshme dhe kishin dëmtuar orenditë. Pas dokumentimit të plotë do të pasojë parashtresë.

Më 21.11.2025 në SPB Shtip u raportua se rreth orës 08:00, pas një debati paraprak, kishte ndodhur shkelje e rendit publik me përleshje fizike ndërmjet I.D. (26) dhe A.M. (22), të dy nga Shtipi. Pas dokumentimit do të pasojë parashtresë.

Më 21.11.2025 në ora 13:50 në stadiumin “Fortuna” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan Sh.A. (36) nga fshati Haraçinë, pasi gjatë ndeshjes së futbollit midis KF “Shkëndija 77” dhe KF “Bregalnica”, ai kishte sulmuar fizikisht një lojtar të KF “Bregalnica”. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresa përkatëse.

 

Accessibility Menu